only-astriti - Shenime per Pavarsine ?
  " Home "
  Comento Ketu
  Muzik
  SHIkone KEt femi duke folur rreth kurani!
  MehmEt KoSsovaAa
  Foto Qesharake
  FOTO PER MSN
  Foto T`Kengetarve
  JEta E hidhur
  Stupcat 2010 hUmor
  PRograme
  SeriALi " ViTeT e HuMBuRa "
  Kuptimi i Shkronjave ?
  Rap Muzik 2010 ?
  Em Hek Webin nga GooGLa ?
  Librat e Shenjet ?
  Shtine Webin Tuaj En GooGLe ?
  Hap EMAIL Me Fr ?
  Hap EMAIL Me msn ?
  Shenime per Pavarsine ?
  Qe2 Scripts per vjedhjen e Passworda-ve ?
  Shkarko video nga www.youtube.com ?
  Dita e "Gjykimit"
  Title of your new pagge ?
  Shtetet Te Cilat e kane njohur KOSOVEN ?
  Diqka per Dashuri ?
  Ndreq FOTO ?
  Conter Strike 1.6 ?
  Kodet e Shteteve ?
  Shen Valentini ?
  Shkarko "PROGRAME "
  Fjalor Suedisht - Shqip ?
  Fjalor Shqip - Englisht ?
  Si te merrni passa eN hi5 ?
  Sa paguhen Kengetaret Shqiptare ?
  Luaj me kuaj ?
  Test i thjesht ne Matematik ?
  Diqka per Dezajne ?
  Shkarko Anti Virus ?
  Hap EMAIL qfare Te duAsh ?
  Shkarko lojrat me te mira qe egzistojn ?
  Si ta besh nje vajze per te buzeqeshur ?
  Femer shum e Fort ?
  Kode per Telefona ?
  Shkarko Programe Per te shikuar Futbooll LIVE ?
  Em Shkronja NICEE ?
  Fjalor Shqip - Gjermonisht ?
  Website dhe Foto Te NERMINIT ?
  Libra Shqip ?
  webi
  Te gjitha pjeset e serialit " JETA E HIDHUR "
  Shkarko Program per te derguar SmS falas ?
  Mate Shpejtesin e RRjetit ?
  Programet per WebDizajn ma te kerkuerat ?
  Programet me te mira Muzikore ?
  Shkarko Anti-Virusat me te Fort ?
  Tekste Kengesh Te huja ?
  Prince Double H ?
  Sela aka boszman ?
  Duda gg army ?
  Noyzi ?
  Filma Shqip ?
  Muzik Popullore ?
  Batista.?
  adde te vajzave ?
  ....?
  Perkthe nga shqipja ne kejt gjuhet tjera ?
  Ecuria e Ngjarjeve eN KOSOV ?
  Filma Movies ?
  Poezi Dashurie ?
  www.youtube.com
  www.google.com
  Program per Fotomontazh ?
  Program per MSN shum i mire ?
  Programet ma te mira per MUZIKE ?
  Programi me i kerkuar per FOTO ?
  Programet me te kerkuera per PC ?
  Download Windows Live Messenger
  Download Games shum te mira ?
  Kjo osht per Qika ?
  Thashetheme per V.I.P shqiptaret ?
  A do te kishe deshir sikur te kishe pasur diqka te tille
  Programe shkollore
  TV online ?
  Programe Shkarkimi ?
  Program Mengament
  Program Evaluation ?
  Program Synonym ?
  Program Screen Record 5.0 ?
  Download Program per Matematik ?
  Muzika shum t'qarta ?
  Hitet dhe albumet e fundit Premier 2010 ?
  Muzik ROCK ?
  Muzik TALLAVA ?
  Muzika VALLE 2010 ?
  Muzika LIVE ?
  Shound e kiq ?
  Kenge FOLKLORIKE ?
  Kenge PATRIOTIKE ?
  Kenge FEJA ISLAME ?
  Albumet dhe Hitet e te gjitha Koherave ?
  VideoClipe only shqip 2010 ?
  Muzik ENGLISHT ?
  Filmat me te mire BOTEROR ?
  Muzik DISS ?
  100 Kenget me te REJA ?
  Program Comcast Remote ?
  Download Program Files x86
  Program RCA Universal Remote ?
  Download CSO Program Notes ?
  Download Program IDEAS ?
  Kuriozitete ?
  Ekonomi ?
  Bota ?
  Kultur ?
  Politik ?
  Showbizz ?
  Teknologji ?
  Komedi ?
  Big Brother Albania 3 ?
  Barcoleta pa kufi ?
  Ndegjo Radio Shqip Live ?
  Fraza Dashurie ?
  Parashikimi i MOTIT ?
  Web Messenger ?
  Kembimi VALUTOR ?
  GooGle Shqip ?
  Testo INTERNETIN TUAJ ?
  Fjalor ShQIP ITALISHT ?
  Fjalor SHQIP GJERMONISHT ? dhe gjuhe tjera ?
  Zgjedh TELEVIZIONIN apo RADION tuaj te preferaur ?
  Sa vizitor kan hy ne ket web www.only-astriti.de.tl
  Qe nuk ke Qeshur moti hyn ketu Dhe shikoj keto wideoo ?
  Disa Website ku mund te merrni Muziken tuaj te preferuar ?
  Program Gratis Descargar ?
  BBYO Program Bank ?
  Program Budget ?
  Download Program KEEPS TRYing TO ?
  Disa WEBSITE te shoqeris ?
  Varjant i Fort pEr te Vjedh PASSWORDA en cilen adde qe deshiron ?
  Luaj BiLarDDoo ?
  Lojtari me i mir LIONEL MESSI ?
  Download Program OF RECORD ?
  Download FREE JAVA ?
  Ndreq Foto QfaRe DuSh ?
  Pamje Shum e mire per kompjuterin tuaj ?
  Program i chart per me kriju Foto Video permes Kameres Suaj
  Q'thoinn Akrepat e ores kur i zeni njeri mbi tjetjrin ?
 
  BB?
  " GJAKATARII "
  Gallery
  Counter
  G-NorooS's



Poezia e pavarsis

Oj kosov kosov e vjeter
vjen flamuri diqysh tjter
e ky thaqi djal i mir   
po na bjen e pavarsin
nom prishtina kryqytet
e kosova bohet shtet
e per neve o ma mir
ni jav pushim jena tlir
e serrbia po na rren
ja kajm nanen ren e ren
kjo rusia me seerrbin
spe pranojn o pavarsin
kush i vet o ata huta
se ata hajn veq muta
kjo kosova kerkon spe ngon
kejt e nkam o pi qon
serrbis nanan pja sHilon
e na o e veq po rrim
her po kojm her po pim
e pavarsin nqit dielle po na bin

Dita Shekullore


Nje shekull o Popull i Kosoves pate nje deshire.Kjo deshire u plotesua me gjithe ato vuajtje,vrasje,burgosje,izolime,persekutime,malltretime.
Vuajtjet mendore o Popull i Kosoves i zevendesove me vuajtje fizike duke punuar dhe arritur duke deshiruar ne heshtje te vetmen deshire.
Persekutimet o Popull i Kosoves i zevendesove me mall te nje deshire te vetme.
Malltretimet o Popull i Kosoves i zevendesove me nje fuqi te re per te vetmen deshire.
Vrasjet o Popull i Kosoves i zevendesove me kujtimet dhe trimerit me te vetmen deshire te vetme.
Burgosjet o Popull i zevendesove me shkrime ne historin tende per te vetmen deshire.
Ne historin tende te lashte pate kanunin e Leke Dugagjinit ....dhe ju mbajte ketij Kanuni duke mos e harruar gjakun e te vrareve,vuajtjet e te persekutuarve,shpresat per te zhdukurit ,dhimbjet e nenave,duke i zevendesuar me arritje ,me dituri ,me edukime te gjeneratave gjithnje ne heshtje duke deshiruar te vetmen deshire.

U munduan te thejne moralisht,te dobesojne trimerine por mbete i pathyeshem ,i paluhatshem dhe pas cdo renie u ngrite perseri me nje force deshire me te madhe.
Jo,Jo nuk harrove gjakun,amanetin e te reneve,emrin e te zhdukurve,vuajtjet e te persekutuarve ,malltretimet e te burgosurve dhe te perndjekurve.Lotet e nenave dhe te motrave i zevendesove me ngritje dhe pune mendore per te vetmen deshire ,per te vetmin qellim.
O Popull u shperbleve me plotesimin e deshires se kahmotshme ,deshires shekullore,u shperbleve me pavaresimin e Kosoves.

Kjo deshire e paguar me gjak,me lot dhe me dhimbje u plotesua.


Ky qellim qe u percjell me vuatje,pune te parreshtur u arrit.
Ju qofte dheu i lehte te gjithe te reneve,ju befte me e lehte dhimbja te gjithe familjareve e TY o Popull i Kosoves urime dita e shpalljes se pavaresise ,dita e njohjes si shtet,dita e njohjes si popull,o Popull shqiptar kosovar.


     


















Të mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj, Të zotuar për t’u përballur më trashëgiminë e dhembshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes, Të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit të diversitetit të popullit tonë, Duke riafirmuar dëshirën tonë për t’u integruar plotësisht në familjen euroatlantike të demokracive, Duke vërejtur se Kosova është një rast special që del nga shpërbërja jokonsensuale e Jugosllavisë dhe nuk është presedan për cilëndo situatë tjetër, Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunës në Kosovë që shqetësuan ndërgjegjen e të gjithë popujve të civilizuar, Mirënjohës që bota intervenoi më 1999 duke hequr në këtë mënyrë qeverisjen e Beogradit mbi Kosovën, dhe vendosur Kosovën nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara, Krenarë që Kosova që atëherë ka zhvilluar institucione funksionale, multietnike të demokracisë që shprehin lirisht vullnetin e qytetarëve tanë, Duke rikujtuar vitet e negociatave të sponsorizuara ndërkombëtarisht ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mbi çështjen e statusit tonë të ardhshëm politik, Duke shprehur keqardhje që nuk u arrit asnjë rezultat i pranueshëm për të dyja palët përkundër angazhimit të mirëfilltë të udhëheqësve tanë, Duke konfirmuar se rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnë Kosovës një kornizë gjithëpërfshirëse për zhvillimin e saj të ardhshëm, dhe janë në vijë me standardet më të larta europiane për të drejtat të njeriut dhe qeverisjen e mirë, Të vendosur që ta shohim statusin tonë të zgjidhur në mënyrë që t’i jipet popullit tonë qartësi mbi të ardhmen e vet, të shkohet përtej konflikteve të së kaluarës dhe të realizohet potenciali i plotë demokratik i shoqërisë sonë, Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën, 1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës. 2. Ne shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse. 3. Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisarit, dhe mirëpresim kornizën që ai propozon për të udhëhequr Kosovën në vitet në vijim. Ne do të zbatojmë plotësisht ato obligime, përfshirë miratimin prioritar të legjislacionit të përfshirë në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre. 4. Ne do të miratojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme një kushtetutë që mishëron zotimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë, posaçërisht ashtu siç definohen me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do të inkorporojë të gjitha parimet relevante të Planit të Ahtisaarit dhe do të miratohet nëpërmjet një procesi demokratik dhe të kujdesshëm. 5. Ne mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimin tonë demokratik nëpërmjet të pranive ndërkombëtare të themeluara në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999). Ne ftojmë dhe mirëpresim një prani ndërkombëtare civile për të mbikëqyrur zbatimin e Planit të Ahtisaarit dhe një mision të sundimit të ligjit të udhëhequr nga Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojmë dhe mirëpresim NATO-n që të mbajë rolin udhëheqës në praninë ndërkombëtare ushtarake dhe të zbatojë përgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999) dhe Planit të Ahtisaarit, deri në atë kohë kur institucionet e Kosovës do të jenë në gjendje të marrin këto përgjegjësi. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht më këto prani në Kosovë për të siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në të ardhmen në Kosovë. 6. Për arsye të kulturës, gjeografisë dhe historisë, ne besojmë se e ardhmja jonë është në familjen europiane. Për këtë arsye, ne shpallim synimin tonë për të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian sapo që të jetë e mundshme dhe për të zbatuar reformat e kërkuara për integrim europian dhe euroatlantik. 7. Ne i shprehim mirënjohje Organizatës së Kombeve të Bashkuara për punën që ka bërë për të na ndihmuar në rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas lufte dhe ndërtimin e institucioneve të demokracisë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë në mënyrë konstruktive me Organizatën e Kombeve të Bashkuara gjersa ajo vazhdon punën e saj në periudhën në vijim. 8. Me pavarësinë vie detyra e anëtarësisë së përgjegjshme në bashkësinë ndërkombëtare. Ne e pranojmë plotësisht këtë detyrë dhe do t’i përmbahemi parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit, akteve tjera të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, obligimeve ligjore ndërkombëtare dhe parimeve të marrëdhënieve të mira ndërkombëtare që shënojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Kosova do të ketë kufijtë e saj ndërkombëtarë ashtu siç janë paraparë në Aneksin VIII të Planit të Ahtisaarit, dhe do të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithë fqinjve tanë. Kosova, po ashtu, do të përmbahet nga kërcënimi apo përdorimi i forcës në cilëndo mënyrë që është jokonsistente me qëllimet e Kombeve të Bashkuara. 9. Ne, nëpërmjet kësaj Deklarate, marrim obligimet ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë ato të arritura në emrin tonë nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ndaj të cilave obligohemi si ish-pjesë konstituive, përfshirë konventat e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Ne synojmë të kërkojmë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në të cilat Kosova do të synojë të kontribuojë për qëllime të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar. 10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë të Europës Juglindore. Pavarësia jonë e sjell në fund procesin e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë. Gjersa ky proces ka qenë i dhembshëm, ne do të punojmë pa pushim për t’i kontribuar një pajtimi që do të lejonte Europën Juglindore të shkojë përtej konflikteve të së kaluarës dhe të farkojë lidhje të reja rajonale të bashkëpunimit. Për këtë arsye, do të punojmë së bashku me fqinjtë tanë për të avansuar të ardhmen tonë të përbashkët europiane. 11. Ne shprehim, në veçanti, dëshirën tonë për të vendosur marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjtë tanë, përfshirë Republikën e Serbisë, me të cilën kemi marrëdhënie historike, tregtare dhe shoqërore, të cilat synojmë t’i zhvillojmë më tej në të ardhmen e afërt. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për t’i kontribuar marrëdhënieve të fqinjësisë dhe bashkëpunimit me Republikën e Serbisë duke promovuar pajtimin ndërmjet popujve tanë. 12. Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitatat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përshirë këtu veçanërisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Në të gjitha këto çështje, ne do të veprojmë në pajtueshmëri në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Rezolutën 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se të gjitha shtetet kanë të drejtën të mbështeten në këtë Deklaratë, dhe i bëjmë apel të na ofrojnë përkrahjen dhe mbështetjen e tyre
Vizitoret ne www.only-astriti.de.tl 49595 visitors (99791 hits) kerkimet ne www.only-astriti.de.tl
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free