only-astriti - Sa paguhen Kengetaret Shqiptare ?
  " Home "
  Comento Ketu
  Muzik
  SHIkone KEt femi duke folur rreth kurani!
  MehmEt KoSsovaAa
  Foto Qesharake
  FOTO PER MSN
  Foto T`Kengetarve
  JEta E hidhur
  Stupcat 2010 hUmor
  PRograme
  SeriALi " ViTeT e HuMBuRa "
  Kuptimi i Shkronjave ?
  Rap Muzik 2010 ?
  Em Hek Webin nga GooGLa ?
  Librat e Shenjet ?
  Shtine Webin Tuaj En GooGLe ?
  Hap EMAIL Me Fr ?
  Hap EMAIL Me msn ?
  Shenime per Pavarsine ?
  Qe2 Scripts per vjedhjen e Passworda-ve ?
  Shkarko video nga www.youtube.com ?
  Dita e "Gjykimit"
  Title of your new pagge ?
  Shtetet Te Cilat e kane njohur KOSOVEN ?
  Diqka per Dashuri ?
  Ndreq FOTO ?
  Conter Strike 1.6 ?
  Kodet e Shteteve ?
  Shen Valentini ?
  Shkarko "PROGRAME "
  Fjalor Suedisht - Shqip ?
  Fjalor Shqip - Englisht ?
  Si te merrni passa eN hi5 ?
  Sa paguhen Kengetaret Shqiptare ?
  Luaj me kuaj ?
  Test i thjesht ne Matematik ?
  Diqka per Dezajne ?
  Shkarko Anti Virus ?
  Hap EMAIL qfare Te duAsh ?
  Shkarko lojrat me te mira qe egzistojn ?
  Si ta besh nje vajze per te buzeqeshur ?
  Femer shum e Fort ?
  Kode per Telefona ?
  Shkarko Programe Per te shikuar Futbooll LIVE ?
  Em Shkronja NICEE ?
  Fjalor Shqip - Gjermonisht ?
  Website dhe Foto Te NERMINIT ?
  Libra Shqip ?
  webi
  Te gjitha pjeset e serialit " JETA E HIDHUR "
  Shkarko Program per te derguar SmS falas ?
  Mate Shpejtesin e RRjetit ?
  Programet per WebDizajn ma te kerkuerat ?
  Programet me te mira Muzikore ?
  Shkarko Anti-Virusat me te Fort ?
  Tekste Kengesh Te huja ?
  Prince Double H ?
  Sela aka boszman ?
  Duda gg army ?
  Noyzi ?
  Filma Shqip ?
  Muzik Popullore ?
  Batista.?
  adde te vajzave ?
  ....?
  Perkthe nga shqipja ne kejt gjuhet tjera ?
  Ecuria e Ngjarjeve eN KOSOV ?
  Filma Movies ?
  Poezi Dashurie ?
  www.youtube.com
  www.google.com
  Program per Fotomontazh ?
  Program per MSN shum i mire ?
  Programet ma te mira per MUZIKE ?
  Programi me i kerkuar per FOTO ?
  Programet me te kerkuera per PC ?
  Download Windows Live Messenger
  Download Games shum te mira ?
  Kjo osht per Qika ?
  Thashetheme per V.I.P shqiptaret ?
  A do te kishe deshir sikur te kishe pasur diqka te tille
  Programe shkollore
  TV online ?
  Programe Shkarkimi ?
  Program Mengament
  Program Evaluation ?
  Program Synonym ?
  Program Screen Record 5.0 ?
  Download Program per Matematik ?
  Muzika shum t'qarta ?
  Hitet dhe albumet e fundit Premier 2010 ?
  Muzik ROCK ?
  Muzik TALLAVA ?
  Muzika VALLE 2010 ?
  Muzika LIVE ?
  Shound e kiq ?
  Kenge FOLKLORIKE ?
  Kenge PATRIOTIKE ?
  Kenge FEJA ISLAME ?
  Albumet dhe Hitet e te gjitha Koherave ?
  VideoClipe only shqip 2010 ?
  Muzik ENGLISHT ?
  Filmat me te mire BOTEROR ?
  Muzik DISS ?
  100 Kenget me te REJA ?
  Program Comcast Remote ?
  Download Program Files x86
  Program RCA Universal Remote ?
  Download CSO Program Notes ?
  Download Program IDEAS ?
  Kuriozitete ?
  Ekonomi ?
  Bota ?
  Kultur ?
  Politik ?
  Showbizz ?
  Teknologji ?
  Komedi ?
  Big Brother Albania 3 ?
  Barcoleta pa kufi ?
  Ndegjo Radio Shqip Live ?
  Fraza Dashurie ?
  Parashikimi i MOTIT ?
  Web Messenger ?
  Kembimi VALUTOR ?
  GooGle Shqip ?
  Testo INTERNETIN TUAJ ?
  Fjalor ShQIP ITALISHT ?
  Fjalor SHQIP GJERMONISHT ? dhe gjuhe tjera ?
  Zgjedh TELEVIZIONIN apo RADION tuaj te preferaur ?
  Sa vizitor kan hy ne ket web www.only-astriti.de.tl
  Qe nuk ke Qeshur moti hyn ketu Dhe shikoj keto wideoo ?
  Disa Website ku mund te merrni Muziken tuaj te preferuar ?
  Program Gratis Descargar ?
  BBYO Program Bank ?
  Program Budget ?
  Download Program KEEPS TRYing TO ?
  Disa WEBSITE te shoqeris ?
  Varjant i Fort pEr te Vjedh PASSWORDA en cilen adde qe deshiron ?
  Luaj BiLarDDoo ?
  Lojtari me i mir LIONEL MESSI ?
  Download Program OF RECORD ?
  Download FREE JAVA ?
  Ndreq Foto QfaRe DuSh ?
  Pamje Shum e mire per kompjuterin tuaj ?
  Program i chart per me kriju Foto Video permes Kameres Suaj
  Q'thoinn Akrepat e ores kur i zeni njeri mbi tjetjrin ?
 
  BB?
  " GJAKATARII "
  Gallery
  Counter
  G-NorooS's
 

Stina kur ato mbretërojnë ka filluar që në qershor. E ka nga ato, që nuk bëjnë pazar me çmimin që i vënë vetes për koncert dhe kur nuk u pëlqen oferta, mbyl- lin telefonin pa mëdyshje. Sepse tani funksionojnë ndryshe. Në fillim të shkonin në një koncert, ishte si të realizonin një dëshirë të madhe, tani për to është si të shkelin në parajsë. Janë të bukura, seksi, ambicioze dhe nuk të falin për para. Nuk ndahen në bionde e brune, s’ka më rëndësi, por kategorizohen në seksi apo jo, ekzaltuese apo të ftohta, të shtrenjta apo të lira.

 

E kemi fjalën për këngëtaret tona, të cilat si- domos tani në verë rendin të kapin sa më shumë data për koncerte, të shëtisin botën dhe në fund të vitit ta mbushin xhepin plot. E kur mendon që gjithë muajt e verës ato rendin nga një vend në tjetrin, koncert pas koncerti, vjeshta padyshim që i gjen mjaftueshëm të kamura. Më poshtë keni një klasifikim në Euro, të shumë prej këngëtareve, që janë në treg për momentin.
300 EURO
Kjo shumë është minimale. Sepse në fakt janë pak këngëtaret që paguhen vetëm 300 euro për një koncert. Është kufiri minimal, që janë ende në fillimet e tyre, ose kur muzika që këndojnë nuk është komerc. Një vlerë të tillë, thuhet se e merr Kamela, këngëtarja e “Top Show-t, natyrisht, që ka dhe të tjera.
500 EURO
Nuk është pak kur mendon që ato s’është se janë të bindura se janë këngëtare të mirëfillta. Rozana Radi, e cila është marrë përsipër për t’u menaxhuar nga
“Eurostar” për 5 vjet, të paktën nuk do i bëjë vetë pazaret e koncerteve. Ajo ka gjetur çelësin me këngë të nxehta, 100 për qind komerc, të cilat vlejnë shumë më shumë sesa një këngë elitare. Rozana ka nisur stinën e koncerteve në bregdet. Në këtë çmim qëndron dhe Ingrit Gjoni, tashmë një brune e theksuar. Edhe pse mike të ngushta me Çiljetën, Ingriti qëndron pas saj përsa i përket shumës, që mund të fitojë në koncerte. Ajo është e para që bën gati videoklipin e nxehtë, gjithmonë me xhirime në bregdet. Ndërsa Zajmina Vasjari, që këngën e ka pasur ëndërr, por e ndërgjegjshme për vokalin e kufizuar, ka hyrë në treg në sajë të performancës. Shumë sensuale, si një kukull e vërtetë, nuk duhet të mungojë në koncertet e verës, pasi ajo ka audiencën e saj.
Këtu hyn dhe Anjeza Branka, me ritmet e nxehta dhe bashkëpunimet me këngëtarë meshkuj. Por ajo ka mundur të qëndrojë në treg, edhe në sajë të formës së mirë fizikë, që ka ruajtur edhe pas lindjes së djalit të saj. Ardhja e djalit në jetë nuk ia ka ulur fare ritmin e jetës muzikore, me pjesëmarrjen ne koncerte dhe festivale. Gjithashtu, 500 euro kushton dhe një e kënduar nga Anjeza Shahini, e cili në fakt për hir të vërtetës, është këngëtare shumë e mirë, por më shumë për publikun eli- tar. Tashmë është duke punuar për nxjerrjen e dy këngëve të reja, me të cilat pritet të ndryshojë disi stil. Për 500 euro paguhet dhe Mariola, e cila ka fansat e saj, që janë këngëtarët e muzikës popullore.
800 EURO
Besa Kokëdhima, sepse ka hyrë në tregun e koncerteve si star i vërtetë. Me një zë shumë po- tent, ajo e vendos vetë limitim e çmimit për koncert. Me shumë pjesëmarrje në festivale dhe realisht e pëlqyer për këngët baladë dhe të gjitha ritmet e tjera, ajo duket se ka kapur tregun, dhe është tek e mesmja e artë. Kompozitorët mendojnë se është e talentuar dhe natyrisht ka gjetur një mënyrë që të jetë dhe e pëlqyer dhe e paguar. Po në këtë vlerë qëndron dhe Rezarta Shkurta, e cila ka lidhur kontratën me “Etno Engjujt”, për ta menaxhuar si pjesëmarrëse dhe në koncertet e saj në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë e Diasporë. Por këngët me të cilat ajo merr pjesë në këto koncerte dhe që me të cilat ajo prezantohet
janë: “Dj”, dhe “Matura”, dy kompozime të Genti Lakos. Nuk dihet nëse ajo do të vazhdojë bashkëpunimin me kompozitorë të tjerë, tashmë që do menaxhohet nga kosovari Genc Prelvukaj.
1000 EURO
Soni Malaj, merr 1000 euro për koncert sepse është në momentin e saj më të
mirë. Soni udhëton shumë dhe jep shumë koncerte nëpër botë, kudo ku ka shqiptarë. Shquhet për ekspresivitetin dhe një fizkulturë të vërtetë që i bën publikut, duke kaluar në mënyrë të alternuar nga ritmet baladë tek ato R@B apo hip-hop. Po këtu qëndron dhe Eranda Libohova, sepse është në kulmin e saj. Ajo e kalon gjithë verën me koncerte, për të ruajtur balancën me pjesëmarrjen në festivale. Në këtë shifër thuhet që qëndron dhe Arta Bajrami, këngëtarja nga Kosova edhe kjo këngëtare e mirë. Ajo karakterizohet për potencën dhe një lloj revolte në këngë, që në fakt publiku shqiptar e pëlqen. Tani Çiljeta. Ajo është në treg dhe mirë fare. Falë zgjuarsisë që ka treguar për të depërtuar nëpërmjet imazhit seksi, ajo ka hyrë në tregun e këngëtareve më mirë të paguara. Vajzë e ngrohtë, e qeshur, shumë provokuese në skenë dhe së fundi me këngë të mira, ka arritur të kapë këtë shumë. Por gjithsesi, ajo është kudo, sepse menaxherët e koncerteve, e dinë shumë mirë që me Çiljetën nuk dalin të humbur. Gjithnjë do të ketë publik, që do të mblidhet rreth saj dhe do ta duartrokasë. Po ashtu e pëlqyer është dhe këngëtarja vlonjate Poni, që me turbo-folkun, ka arritur t’i bëjë për vete të gjithë. E
ardhur nga Zvicra, si një këngëtare që shkeli në terren të panjohur, e gjeti shpejt tregun e saj, pasi muzika popullore di- het, që nuk të lë pa gjë.
1500 EURO
Kujdes! Sepse është Elvana Gjata. Ajo vajza shumë e emocionuar e “Etheve”, tani dominon. Për zërin e bukur dhe sensualitetin e saj, Elvana ka mundur të jetë ndër më të preferuarat dhe që thirret shpesh në koncerte sidomos jashtë Shqipërisë. Kjo falë edhe bashkëpunimeve që ajo nisi 3 vite më parë me artistët kosovarë si: Getoar Selimi, i cili i përgatiti terrenin andej. Në këtë shifër qëndron dhe Greta Koçi, e cila edhe pse s’i ka mbushur ende 17 vjeç, ka fituar shumë fansa në muzikë. Ajo sa ka përfunduar një tur koncertesh nëpër Shqipëri, ndërsa vazhdon me ritëm shumë të ngarkuar, koncertet jashtë vendit. Pastaj vjen Zanfina Ismajli, e cila me vite të tëra, vuajti shumë nën hijen e famës e së motrës, Adelinës. Tani më në fund ndihet e pozicionuar dhe e pavarur. Ka personalitetin e saj, fansat dhe çmimin e vet. Po ashtu Kaltrina Selimi. Këngëtarja kosovare që fitoi pavarësinë pas ndarjes nga grupi “Hana band”, është e pëlqyer dhe kudo nëpër koncerte. Nuk qëndrojnë pas dhe këngëtaret Jehona Sopi dhe Leonora Poloska.
4 MIJË EURO
Dhe tani hyjmë në zonën e nxehtë. Janë seksi, të kërkuara dhe shumë mirë të paguara, sepse ato arrijnë të kapin shifrën 4 mijë euro. Bëhet fjalë për këngëtaret më në treg për momentin, të cilat kushtojnë kur bëhet fjalë për koncertet që or- ganizohen në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë e Diasporë. Thuhet se ky është çmimi tavan për një koncert që kap vlerën 4 mijë euro. Dhe kush janë ato? Direkt u shkon në mendje që është e para Adelina Ismajli, me pretendimet në stratosferë. E pse jo, kur mendon që është ikonë, e pëlqejnë të gjithë, nuk del kurrë nga tregu. Por edhe pse shumë pas saj vite në skenë ka arritur ta kapë këtë rekord dhe Genta Ismajli, sepse ajo për të ardhur nga Amerika deri në Kosovë, e në Shqipëri e për t’i rënë botës qark, nuk e bën lirë. Shumë ekspresive, Genta thuhet se paguhet 4 mijë euro për koncerte të mira. Shumë interesante kur mendon se dhe Nora Istrefi ka arritur të kapë këtë çmim. Ajo që hyri në muzikë pa shumë bujë,
tani ka arritur t’i perfeksionojë të gjitha, si pamjen ashtu dhe portofolin. E pa dyshim që çmi- mi mund të pësojë dhe zbritje, kur bëhet fjalë për koncerte të vogla. Por ato prapë e kanë vendosur një kufi minimal të vlerës që kërkojnë për një koncert, dhe që nuk shkon poshtë 1500 Euro.
Dhe po të bësh një përllog- aritje të koncerteve të tyre çdo fundjavë, besoj e kuptoni se sa të pasura që janë këngëtaret, mosha mesatare e të cilave nuk i kalon të 30-at.

Vizitoret ne www.only-astriti.de.tl 49580 visitors (99775 hits) kerkimet ne www.only-astriti.de.tl
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free