Kur Madonna dhe Britney Spears u puthën në skenë në vitin 2003, lajmi do të shokonte gjithë rruzullin. Për hir të së vërtetës, të tilla skupe sensacionale yjet i provokojnë vetë. Në këtë shembull duket se ecin edhe artistët shqiptarë. Ingrid Gjoni dhe Rozana Radi na dëshmojnë të njëjtën gjë. Dy këngëtaret janë puthur gjithë qejf në buzë me njëra-tjetrën në sy të gjithë tëm ftuarve në ditëlindjen e mikeshës së tyre, Çiljeta Xhilaga. Një tentativë kjo për të bërë show dhe për të tërhequr vëmendjen, pasi mesa dimë, dy këngëtaret nuk kanë ndonjë tërheqje ndaj njëratjetrës, përkundrazi, siç dihet, ato janë heteroseksuale!!! te njejten skene kane tentuar ta bejne dhe kengetaret Aferdita Dreshaj dhe Rezarta Shkurtaj para pak muajsh. (Bluetooth)
www.only-astriti.de.tl
Thashetheme: Ingridi dhe Rozi, puthje “lezbike”
Seldi kërkon të bëjë Thashetheme – Big Brother Albania
Ndersa te tjeret diskutojne brenda Seldi dhe Gjimi kane dale ne ballkon dhe po pine kafe duke e shoqeruar me cigare. Ne nje moment Seldi e pyet Gjimin per debatin e mbremshem mes tij dhe banoreve te tjere. “O Gjimo po nga doli e gjithe ajo mbreme…”:- i thote ai Gjimit. Ndesa ky i fundit ia kthen se ndodhi cfare ndodhi, iku ajo tashme, duke lene qe Seldi te kuptonte se ai nuk donte te fliste me per kete teme. Mirepo Seldi insiston duke i kerkuar Gjimit qe te flase me te, por kjo gje nuk ndodh pasi Gjimi mundohet te nderroje teme. Ne kete moment ne ballkon hyn Graciela dhe Seldi e quan ate spiune, por duke e kthyer ne formen e shakase. Keshtu Graciela largohet pasi ka ftohte, ndersa aty vjen Edi i cili po bente shetitje neper oborr. Te tre djemte flasin per te ftohtin dhe biseda qe donte te bendte Seldi deshtoi.
Jehona Sopi, pas divorcit në lidhje me një biznesmen
Jehona Sopi më në fund është parë në shoqëri të një djali. Këngëtarja ishte divorcuar vite më parë ndërkaq nga ajo kohë ajo ka marrë pjesë më shumë nëpër disa festivale dhe shumë pak është paraqitur në publik. Mësohet se i dashuri i Jehona Sopit është Lavdim Koshutova, ekonomist në bankën NLB të Prishtinës si dhe gjysmë pronar i kafe-bar “Lounch” në Prishtinë. Këngëtarja është kapur nga kamerat e që janë përfolur në Prishtinë, por shumicën e herëve ato janë treguar të pasakta. /BalknanWeb/
Adelina dhe Stine akoma të dashuruar
Këngëtarja bukuroshe Adelina Berisha vazhdon romancën e dashurisë së saj me rap-këngëtarin shqiptar Stine. Sipas burimit të thashethemeve flitet që cifti takohen shpesh dhe kalojnë momente të bukura e romantike bashkë. Stine dhe Adelina janë njohur kur po realizonin vidioklipin e këngës së tyre `Dashuria Fillon`dhe sic e thotë dhe kënga mes dy këngëtarëve ka nisur një histori dashurie. /BalkanWeb/
Banoret e Big Brother Albania kercejne me njeri-tjetrin
Banoret te mbledhur ne dhomen e ndenjes fillojne te kercejne se bashku. Seldi me Jetmirin jane instrumentistet kryesore. Sipas preferencave te vete atyre qe kercejne, te dy djemte luajne muzike me ritme te ndryshme, duke perdorur si mjete muzike enet e kuzhines. Edi si nje show-man qe eshte, kercem me muziken e tyre. Edhe banoret e tjere si Bertina, Erjoni, Graciela, Olta Pamela dhe Domenika, kercejne, por kete here muzika transformohet ne motive popullore shqiptare. Edhe valentina merr nje tepsi dhe nje shishe plastike dhe fillon te beje edhe ajo luaje muzike duke ndihmuar dy djemte ne ritmet popullore. Pas dica castesh kercimi, banoret ulen ne kolltuke dhe fillojne te bisedojne. Olta flet me Kiken per dasmat ndersa disa nga banoret e tjere nisin te kercejne serisht pas nje pushimi te shkurter. Top Channel
Thashetheme ne Big Brother Albania 3: Emrat ne Kosove
Banoret kane dale ne diell dhe kane filluar te bisedojne per gjera te ndryshme. Nje nder bisadat e tyre zhvillohet per proven e javes ku Kika kerkon qe te hedhin baste per kete. Keshtu Seldi ofron cigare si cmim te bastit ndersa Kika ofron kafen e pasdites. Pervec kesaj Seldi hap edhe nje bisede tjeter. Ai fillon te pyese Hakiun per emertimet e venedeve dhe emrat e njerezve ne Kosove. Keshtu biseda e tyre zhvillohet per emrat duke i krahasuar ato midis dy vendeve Kosove e Shqiperi. Kika nuk le pa permendur ketu edhe emrin e vajzes se tij Remesia. Ata diskutojne dhe here pas here shkembejne batuta ndermjet tyre. Ndersa mami valentina nuk harron t’ju kujtoje mengjesin. Top Channel
Perfundon “lidhja” e Seldi-Pamela
Seldi dhe Domenika jane ulur ne divan dhe po shihen te dy ne pasqyre. Domenika ben tualetin dhe Seldi duke rregulluar foket bisedon me te. Ne nje moment ai i thote Domit qe loja mes tij dhe Pameles per ekzistencen e nje lidhjeje midis tyre tashme ka marre fund. Domenika e pyet se perse ky vendim. Seldi nga ana tjeter i thote se nuk do qe te rrije me Pamin ne menyre te detyruar per t’u dhene banoreve te tjere idene se midis tij dhe Pameles vazhdon te kete dicka. “T’ia bej cik qefin vetes une? Dua te rri me ate qe me pelqen vertet”:- i shpjegon ai Domenikes. Loja mes tij dhe Pamit tashme nuk ka me rendesi, “ajo ishte loje dhe loja kaq e pati”, vazhdon me tej Seldi. Ai thekson se tani nuk do qe te shtiret me tej sepse kjo nuk ka me kuptim, por sigurisht qe ai do te t’a kete perseri Pamin prane, por vetem si shoqe. Ne kete moment kafja qe ndodhet ne zjarr po derdhet dhe Seldi shkon dhe kujdeset per te. Keshtu dhe biseda e tyre per lidhjen Pamela-Seldi perfundon ketu. Top Channel
Erjoni e Bertina, të dashur para se të futeshin në “Big Brother”
Duket e çuditshme por mesa duket është e vërtetë. Erjoni, djali 25 vjeçar i cili është një nga konkurentët e “Big Brother 3” por edhe një nga më të spikaturit jo vetëm për fizikun e gjatë por edhe për shkathtësinë, është gjendur papritur në shtëpinë e BB bashkë me ish të dashurën e tij. Madje ai është vënë edhe para detyrës së vështirë për ta skualifikuar, gjë që në fakt nuk ndodhi. Nuk e dime nëse Erjoni kishte dijeni paraprakisht që edhe Bertina, vajza 25 vjeçe me kaçurela do të ishte pjesë e spektaklit “Big Brother”, por tani që ata do të bashkëjetojnë së bashku me të tjerë të rinj të panjohur për ta, janë vënë në të tjera pozita. Para së gjithash po bëjnë ç’është e mundur që të mos kuptohen se janë njohur më parë dhe aq më shumë që kanë qenë të dashur.
Miqtë e të dyve na tregojnë se lidhja mes tyre nuk ka qenë një flirt kalimtar por një histori e mirëfilltë dashurie që më pas mori fund. Nuk dihet se cilat kanë qenë shkaqet e ndarjes, por më pas të dy janë parë me partnerë të tjerë. Erjoni një djalë i shkathët, me shumë shoqëri dhe frekuentues i jetës së natës, është parë gjithmonë në shoqërinë e femrave, madje disa foto po i publikojmë edhe këtë radhë por nuk dimë me siguri se çfarë lidhjeje ka pasur me to. Edhe Bertina është parë e shoqëruar me djem të tjerë, pasi duke qenë një vajzë shumë e bukur ka rënë vazhdimisht në sy, edhe të të panjohurve madje. Që mes tyre ka diçka të veçantë, e ka kuptuar dhe shprehur edhe Seldi, një nga konkurrentët ndërkohë që Erjoni e mohon kategorikisht. Të shohim se si do ta vazhdojnë dy të rinjtë lojën e tyre.
OLTA – Big Brother Albania 3
OLTA
Mosha: 22 vjeç
Vendbanimi: Tiranë
Vendlindja: Tiranë
Arsimi: I lartë, Biznes, “Universiteti Bujqësor Kamëz”
Profesioni: Shitëse
Statusi civil: Beqare
Thotë për veten: “Jam këmbëngulëse dhe gjërat që nis dua t’i çoj deri në fund. Kam shumë vetëbesim dhe ambicie. Jam dëgjuese e mirë, por dua edhe të më dëgjojnë. Veç bukurisë fizike, vlerësoj edhe atë shpirtërore”.
Eksperiencat: S’ka shumë eksperienca pune. Është gjithnjë në kërkim të një pune ku të mund ta gjejë veten. Momentalisht është shitëse në një kompani telefonie celulare, por është thjesht diçka e përkohshme.
Familja: Përbëhet nga prindërit dhe vëllai Arjani, i cili është futbollist me ekipin e Partizanit. Me nënën është më e lidhur, kurse me babain e ndan një mur, që tanimë që është bërë edhe më i lartë, me hyrjen e saj në Big Brother. Ka një nip të vogël që e do shumë.
Interesa & hobi: Pëlqen muzikën, kërcimin. Hobi ka sportet dhe shëtitjet në natyrë me qenin e saj.
Marrëdhëniet me meshkujt: Deri tani nuk ka pasur asnjë histori të rëndësishme. Duke qenë natyrë shumë selektive, edhe meshkujt i kërkon të përmbushin atë çka ajo synon.
Hyn në Big Brother… Sepse ka qenë gjithmonë një dëshirë shumë e madhe, që kur filloi edicioni i parë. Deri tani ka bërë gjithnjë atë që ka dashur për veten dhe ky është maksimumi.
TCH